PAK NGA UNË DHE SHUMË NGA PALUSCI,

Publié le par Rizziero PALUSCI

ALBANIA

 

 

Sot , më 2012, banoj në Brest dhe jetoj me Nikolën.
Ngjarjet botërore që kanë shenjuar jetën time nga lindja e deri sot , janë:
- Lojërat olimpike të Romës më 1960,
- Më 1969, udhëtimi i parë në hënë ,
- Atentati i 11 shtatorit 2001 në Neë York.

Mes këtyre tre ngjarjeve  kanë ndodhur shumë gjëra të tjera në jetën time profesionale ose familjare. Mund të them se kam pasur një jetë të gjallë dhe historia nuk ka mbaruar ende……

Kam nisur të kërkoj në origjinën e mbiemrit Palusci, mbiemri i tim eti, e I gjyshit tim, të cilin e kam takuar një herë, në La Croix Falgarde, prane Tolozës kur isha më i vogël se 10 vjeç.
Kam lindur në Itali, më 1947, dhe në moshë të vogël kam emigruar në Francë me prindërit e mi bashkë me vëllezërit dhe motrat. Nëna ime, Dora kishte 13 fëmijë. Im atë u largua nga Itali pas luftës së dytë botërore, sigurisht që për arsye politike (Beatriçe , një motër e vdekur, pati lindur racë ariane në Peskara, më 12¬¬¬. 10.1944 ).
Në ¬¬ 2009, vendosa të gërmoj në arkiva për të njohur udhëtimin e këtij mbiemri dhe të këtij fisi, të Palushëve. Jam i kënaqur që mbaj këtë mbiemër dhe pranoj të shkuarën e paraardhësve të mi.
Në Itali, kryesisht në Abruzzo gjendet origjina e këtij mbiemri rreth 1500-1550, veçanërisht në Bisenti, Città S. Angelo, Pescara, Chieti, Pianella, San Valentino,Manoppello,Arsita,Teramo, Basciano, Castiglione, Orsogna, Picciano, Moscufo, Crecchio, Penne, Elice,.....

Kam shkuar dhe kam gërmuar në arkivin e shtetit në Pescara, Chieti e Teramo, në kishat dhe komunat e vendeve të ndryshme. Si fillim konstatova se vendet ku kanë jetuar më herët në Itali gjenden në afërsi të Loreto Aprutino-s dhe Bisenti-t  rreth 1650.

Për këto kërkime jam ndihmuar nga famullitari i Bisentit , don Rafale Da Giacinto. Disa tekste janë përkthyer nga Angelo Di Saveri nga Roma, por lindur në Bisenti( edhe gjyshja e tij kishte mbiemrin Palusci).

Për meritë të Giovani Palusci nga Pianella dhe familjes së tij munda të hyj në regjistrat e kishës së Pianella-s.
Famullitari i Città S. Angelo, don Paolo Curioni më lejoi të konsultoj vepra të shumta, shumë herë dhe kur mungonte më mbyllte me çelës në prezbiter (në shtëpinë e tij) për orë të tëra me qëllim që t’i studioja këto vepra. Historiani Massimo D’Arpizio nga Città S. Angelo , më ka dhënë disa informacione mbi Palusci-t.
Në Pescara, Franca Delle Lenti më informoi mbi martesat e Paluscit të ndodhura në këtë qytet.
Franco Evangelista punonjës i gjendjes civile në komunën e Loreto Apruntino-s, më dha dhe ai disa të dhëna.
Paolo De Carolis, profesor dhe gazetar, babai i të cilit Lamberto ka shkruar një libër për Bisentin, më inkurajoi.
Është e vërtetë që Palusci-t kanë emigruar në SHBA për arsye ekonomike, politike, sociale, mbase për të pushtuar perëndimin, në Colorado, Arizona, sidomos në kërkim të arit, para luftës së parë botërorë, pas së dytës dhe ende në ditët tona.
Ata që kanë shkuar në Amerikë janë nisur nga Civitavecchia (Romë) ose nga Napoli.
Pas luftës së dytë botërore, disa u nisën për në Argjentinë, Kanada etj...
Në Evropë vendet mikpritëse janë Franca ,Belgjika (ku kanë punuar nëpër miniera) dhe Gjermania,.
Në Francë janë vendosur në Tuluzë, ST.Etienne dhe në lindje të vendit.
Në Itali, Palusci nuk është një mbiemër me origjinë italiane (hipoteza të mbledhura në vend).
Në Francë, isha i ri me origjinë italiane, dhe edhe sot, pas rënies së murit te Berlinit, ky mbiemër ishte atëherë i ngjashëm me një origjinë polake.
Kam mundur t’i bëj këto kërkime falë arkivave të kishës katolike italiane, të cilën e falenderoj shumë.
Jam prekur shumë kur zbulova dorëshkrime të vjetra me mbiemrin Palusci, të shkruara herë me një kaligrafi aktuale, herë gati të palexueshme me një “S” të gjatë.
Po ta mendosh mirë, këto informacione të mbledhura nga pagëzimet apo martesat përfaqësojnë një pjesë të popullatës së Palushëve; ndërkohë që kanë ndodhur shumë adoptime në të shkuarën, ndjekur nga vdekjet, epidemitë e të tjera....
Imagjinoj jetën në shek. XVII-XVIII , të familjeve Palushi që punonin tokën ose ishin barinj delesh, jetë e përcaktuar,e kushtëzuar nga dielli apo tingulli i këmbanave të kishës. Trishtohem kur imagjinoj këtë lloj jete, edhe pse feja katolike kishte pushtetin absolut në jetën shoqërore të banorëve.
Më pas disa u bënë pronarë tokash. Vihet re se edhe disa prej tyre ishin tregtarë, artizanë, mullisë, bërës picash ( Zopito , 1770 ), noterë (Nikola Antonio,1680) ëë Città S.Angeli dhe në Pescara, priftërinj (don Giacomo, lindur më 1834 dhe i cituar nga Gabriele D’Annunzio, poet nga Pescara),don Domeniko e don Stefano di Bisenti, murgesha (motër Maria),..........(“Bisenti” nga Lamberto de Carolis):
Ka shumë mundësi që noteri të ketë pasur një “detyrë mbretërorë”, dhe nga ky aspekt, Palushët kanë përkrahur monarkinë dhe disa prej tyre kanë pasur dhe disa avantazhe në dhënien e tokave.
Në ditët tona janë punëtorë, fermerë,(kultivues të ullirit, etj...), prodhues verërash, tregtarë,artizanë,mësues,funksionarë policie,drejtues ndërmarrjesh, artistë, sportistë, mjekë, pilotë linjash, muzikantë, ushtarakë, shkrimtarë...
Janë integruar krejtësisht në shoqëri, cilido qoftë vendi ku jetojnë.
Në Itali, më 2008, të ishe shqiptar nuk shihej me “sy të mirë”, është e vërtetë që emigracioni shqiptar në jug kishte ngjallur episode kontradiktore.
Në Francë, më duket më 2005 kisha parë një reportazh për Shqipërinë, një vend që e njihja dhe gjeografikisht, pavarësisht jetës sime si Globe – trotter.
Pata mësuar përmes një nipit tim, Sebastien Palusci, që mbiemri Palushi mund të vinte nga Shqipëria, e kishte mësuar në atë kohë nga një prej profesorëve. Në Itali, Luciano Palusci, më kish treguar dhe ai se ekzistonin Palushë në Shqipëri.
Më 2008, kam ardhur në Shqipëri për një ditë për të parë fizikun e shqiptarëve në raport me atë të italianëve. Jam nisur nga Brindisi për në Vlorë. Jam surprizuar nga kënaqësia e të gjeturit të një vendi të ri, i tëri në një evolucion të plotë ndërtimi , një popull i shëndetshëm, i bukur dhe brenda vetes mendoja që ekzistonte mundësia që të vija nga Shqipëria.
Më 2009, përmes Face Book-ut zbulova komunitetin Palushi që janë të shumtë në numër, edhe më të shumtë në numër se bashkësia abruzzese  dhe më e shumtë në numër edhe në Face Book në raport me atë italian . 
Përfundimet e mia:është një popull i ri që pranon teknologjitë e reja, dhe që është plot me energji për të “shitur”.
Gjithmonë, përmes Facebook-ut  jam njohur me Merita Palushin, mësuese në Shqipëri. Më ka shpjeguar se mbiemri Palushi ka lakime të ndryshme : Palushaj ose Palushani.
Dukej sikur mbiemri Palush të ketë evoluar në Palusci, ashtu si rasti i Antonio Gramsci-t , themeluesit të Partisë Komuniste Italiane , stërgjyshërit e të cilit ishin me origjinë nga Gramshi në Shqipëri.
Një profesor i Sorbonës, (Paris),G.Bonnet  ka shkruar si më poshtë: >diferenca ortografike mes mbiemrave të shprehur në gjuhë të ndryshme dhe që kanë dhe konvencione, shenja ortografike të ndryshme, nuk ndalojnë, mohojnë, identitetin.< Para së gjithash është gojarisht që mbiemrat e refugjatëve –( shqiptarë të vendosur në Abruzzo rreth fundit të shek XV për t’i shpëtuar pushtimit osman dhe si pasojë islamizimit ; ky emigracin është shumë i njohur)-janë njohur më pas të drejtshkruar nëpër regjistra...
[ 12:06:57] Rizziero Palusci: famullitarë italianë në raste pagëzimesh, martesash, vdekjesh, në atë kohë mund t’i kenë drejtshkruar në italisht,të tilla sa drejtshkrimi të jetë bërë “zyrtar” me kohën. Kështu , pra, ka shumë mundësi që Palushi-t shqiptarë dhe Palusci-t italianë,(shqiptimi është i njëjtë) të jenë të kushërinj të largët. Përsa u përket italianëve të tjerë: Paluscio o Paluschi mund të ketë të njëjtin mbiemër shqiptar, por të ndryshuar në mënyra të ndryshme. Përsa u përket Palusi- ve të ishujve Salomone, mundësia është thuajse zero.
Në fund dy fjalë, në etimologjinë shqiptare të fjalës “Palusci” , (kjo fjalë nuk ka asgjë italiane).
PAL: është forma shqiptare e emrit PAOLO, ( derivuar nga latinishtja)
USH:Është një element , prapashtesë shumë e shpeshtë në Ballkan.
I: është një vulosje klasike e emrave(që duket se tregojnë nga origjina përkatësinë e një fisi, për të cilët kjo formë mund të jetë një i vjetër i përbashkët). Një rindërtim i mundshëm mund të ishte : “Ata të shtëpisë së PALIT ” ose “Ata të kishës së SHËN PALIT”. Pal është një emër tipik katolik në Shqipëri, gjendet në majat më të larta të Veriut (ngjitur me Malin e Zi) dhe në data të hershme , mbase në një të tretën e Veriut të vendit.
Rikërkoj se me ç’mjete Palushët kanë kaluar nga Shqipëria në Itali.
Me anije: nga cili port shqiptar janë nisur dhe në cilin port kanë zbarkuar mes 1468 dhe 1534 dhe më pas janë grupuar në Abruzzi , gati në të njëjtën lartësi si Shqipëria.?
Po konsultoj disa vepra të professor Alain Ducellier dhe veçanërisht “udhëtimet e mërgimit” në të cilët evokon lëvizjet migratore në Ballkan në atë epokë.
Gruaja ime , Nikolë, ka marrrë pjesë active në hartimin e pemëve gjenealogjike që kemi ndërtuar. Sot kemi nja 100 për të gjithë PALUSHIT e tërë botës. Numërohen nga 1 deri në 100 , në mënyrë që numrat të mos reflektojnë në çfarëdo kronologjie dhe regjistrohen më shumë se 1000 Palushi , nga 1631 deri në ditët tona.
Në gusht të 2009 kam ardhur sërish në Shqipëri,për të takuar sërish Meritën dhe familjen e saj. Me shumë mirësjellje më kanë pritur dhe më kanë ndihmuar në kërkimet e mia.
Qëllimi I këtyre kërkimeve është që të publikoj për brezat e ardhshëm një studim ende të pavënë në zbatim të papërfunduar……
Në Shqipëri do të kthehem shumë shpejt me disa arkeologë,për të realizuar disa kërkime në fshatin Palush, të cituar më poshtë,me qëllimin që përmes mjeteve të analizave të sotme shkencore, mbërritjen e banorëve të parë.
Në Budakova, fshat i Kosovës,ekziston një lagje me emrin Palush, ku një kohë , ngrihej një kishë ” Kisha e Shën Palit” nga e cila kanë mbetur vetëm rrënojat, themelet e nëndheshme.

Një koment i Merita Palushit (gusht 2009) që banon me familjen e saj në Stajkë, afër Shkodrës.

- Nga vij?
- Kush jam ? 
- Ku shkoj?
Tre pyetje që më kanë bërë të reflektoj për të njohur më mirë veten:Po unë e njoh vërtetë veten? A ia bëjnë vetes të gjithë këto pyetjë? Kaq i rëndësishëm është identiteti ynë,apo bota aktuale, reale kërkon të jetosh vetëm të sotmen?
Gjithësesi, e sotmja lidhet me momentet e tjera, duke formuar kështu jetën tonë.
Por jeta jonë ka dhe hallka të tjera në një jetë të mëparshmë, të shkuar,apo të një jete të ardhshme?
Po jeta jonë e identiteti ynë duhet vetëm të qëndrojnë në një vend imagjinar, ku askush nuk mund t’i japë përgjigje imagjinatës sonë?
Dhe me të drejtë është e nevojshme që ky udhëtim imagjinar të shndërrohej në një udhëtim të prekshëm , konkret, real ku historia dhe faktet flasin realisht për të shkuarën dhe të tashmen, ku nuk duhet të jemi një pikëpyetje, por një çështje në zhvillim.
Ja pra, e di mirë që nuk është e lehtë të arrish në realitet, që nuk është e lehtë të kërkosh e të gjesh në të shkuarën , që nuk është e lehtë të parashikosh të ardhmen.... Por duhet të rrimë më krahët e kryqëzuar mbi këtë udhëtim të lehtë, të zbehtë dhe pa dritë , që nuk na lejon të shohim përtej hapave tanë?
Ishim me Rizziero Palushi, personazh i çuditshëm , në kërkim të origjinës , i njohur në Face Book, me të cilin kemi shkuar në fshatin Palush, për të cilin nuk e dija se ekzistonte.
Udhëtimi ynë merr drejtimin që na çon drejt fshatit me emrin Palush.
Nuk është një fshat imagjinar, por real, i vështirë dhe tërheqës,magjepsës për nga natyra dhe bukuria. Një përvojë e re, një rrugë e re e panjohur që na çon tek Palushët e fshatit Palush.
Ishim nisur me kushëririn tim Albin , në Mercedes. Me shpejtësi, rrugët u bënë të pakalueshme dhe isha shumë i shqetësuar për makinën, pasi xhamat ishin të rëndësishme dhe fundi I makinës, shasia haste herë pas here tokën.
Rruga drejt fshatit Palush ishte e gjatë. U detyruam të vazhdonim më këmbë, edhe pse ndonjëherë përshkohej nga rrëketë. Do kisha dashur të kthehesha , por Rizziero më shtynte të vazhdonim. Timonin e merrte dhe ai. 
Pas tri orësh rrugë në kushte të vështira, morëm vendimin të ndalonim, por Rizziero këmbënguli të vazhdonim rrugën dhe u drejtuam atëherë tek një “ taxi-bus” local, të të njëjtit lloj si ai që kishim hasur në shumë ndalesa. Në këto kushte arritëm në Palush. Taksisti quhej Palushi!
Është mjaft interesante të shënjohet që në fshatin me emrin Palush, jetojnë familje që kanë të gjithë mbiemrin Palushi. Në fillim ky fshat përbëhej nga 70 shtëpi.
Përtej pikturës origjinale të pamjes së maleve që rrethojnë fshatin, atje gjetëm dëshirën e njerëzve për të na ofruar ndihmë dhe mikpritje si të afërm. Shihej qartë bujaria e tyre, zemra e mirë, dhe kjo, në çdo shtëpi, po sidomos, në atë të më të vjetrit nga të gjithë, Sadriut, që me shumë kënaqësi na tregon historinë e fshatit dhe të familjes Palushi.
Sadriu është i pari banor që takuam. Ndodhej në mes të fushave, duke kositur jonxhën, ky njeri ishte shumë i ngrohtë, na bëri të vizitonim shtëpinë e tij, na tregoi shtëpinë më të vjetër të Palushit, na çoi të vizitonim varrezat, ku Rizziero mundi të bënte fotografi.
Sadriu mendonte se njeriu i parë që kishte ardhur në këtë fshat, quhej Pal, dhe vinte nga Mirdita, ishte vendosur aty dhe ky vend kishte marrë emrin e tij duke u bërë Palush. Sadriu na tregoi që pas Palit, i biri ndërroi fe , u kthye në mysliman për shkak të zgjedhës otomane në Shqipëri. Kështu, i biri i Palit quhej Fetah, pastaj brezat që e ndoqën morën emrin Halil, Fati, Shaip, Rraman, Rrahim, Sokol.
Një ngjarje tjetër, jo më pak interesante, u tregua në fshatin Stajkë, që banohej nga shumë familje me mbiemrin Palushi. 
Palushët e Stajkës tregojnë se stërgjyshërit e parë kishin lënë Kosovën, sepse nuk donin që fëmijët e tyre të ndërronin fenë dhe zakonet.
Gjatë udhëtimit të gjatë të tyre , duket se kanë qëndruar gjatë në Kukës (Shqipëri), dhe gjithmonë në kërkim të kushteve më të mira tëjetës, kanë udhëtuar deri në Shkodër,dhe janë vendosur në një fshat të quajtur Spathar.
Atje kanë ndërtuar një shtëpi e më pas një kishë, dhe kjo në shekullin XV. Historia tregon se ne këtë kishëu kurorëzua martesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shumë Palushë janë varrosur afër kishës, si stërgjyshët e mi (Merita), por fatkeqësisht, në kohën e diktaturës së egër dhe të pashpirt që shkatërroi çdo vlerë njerëzore, kisha e Vaut të Dejës, monument kulture dhe historike, u shkatërrua deri në themele nga djajtë e kuq.

Palushet ishin pasardhës të njerzve punëtorë dhe bujare. Ata punonin e fitonin mire dhe me të ardhurat e tyre blenin tokë në rrethinat e fshatrave. I paguanin gjithmonë taksa për turqit, që dëshmon se ata ishin të pasur dhe nuk u nenshtroheshin pushtuesve. Dhe në këtë mënyrë ata ishin në gjendje për të mbrojtur e për të mbajtur identitetin e tyre dhe fenë e tyre të krishterë.Unë jam krenar për paraardhësit tanë. 
Per me teper eshte edhe një legjendë që tregon per bujarinë e Palusheve:
Shumë kohë më parë, lumi Drin pengonte kalimin për të shkuar në Shkodër, sepse nuk kishte urë mbi kete lum. Atëherë disa fise kishin zgjedhur një përfaqësues, i cili kishte ne pronësi një varke për të transportuar njerezit qe donin te kalonin anen tjeter te lumit ,qofte per te shkuar edhe ne qytet . Me varke transportonin edhe kafshë, mallra ...Ata punonin tërë ditën përgjatë brigjeve të lumit Drin.
Një ditë një plake e shëmtuar e veshur me lecka, donte të kalonte lumin. Shkonte nga njera varkë ne tjetren duke u përpjekur për t'i bindur ata për ta ndihmuar, por asnjëri prej tyre nuk donte ta ndihmonte plaken e vjetër e te varfër,madje edhe e tallnin.
Nder kohe Palushi afrohet dhe e merr per dore plaken e vjetër dhe i thote asaj se ai do ta ndihmoje për te kaluar ne anën tjetër edhe pse ajo nuk kishte para per te paguar. Keshtu përfaqësuesi i familjes Palushi e ndihmon me kujdes plaken per te hipur ne varkën e tij dhe e mbart në bregun tjeter.
Pasi e kalon ne bregun tjeter Palushi e përshëndet dhe i uron udhëtim te mirë, ndersa gruaja e vjetër e ndalon atë dhe e pyet se pse e kishte ndihmuara….!, 
-Une nuk kisha para për të paguar dhe askush nuk mori mundimin për të më ndihmuar ?- i thote plaka e varfer .
-Une të kam ndihmuar për te bërë një mirësi. Njeriu duhet gjithmonë të bëjë mirë, në qoftë se mundet.........! –Te falenderoj ,- i tha gruaja e vjetër, -por edhe unë mund të ju bëj një nder, një te mire për të gjithë familjen tuaj, të afërmit tuaj të ngushtë, por para së gjithash ju duhet të me tregoni se çfarë fisi jeni.
-Nga fisi i Palusheve,-tha varkëtari. 
-Po a e di ti që unë jam sëmundja e Lisë, që kam shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe se askush nuk mund të shërohet nga unë (në atë kohë ishte një sëmundje e veshtire dhe fatale). 
-Por po ju them se nga tani e tutje, kushdo që eshte Palush, i familjes dhe fisit tuaj nuk do të preket nga une. Ti më mësove se një njeri duhet të bëjë të mirë, tani është radha ime për t’ju bërë nje të mirë.
Është thënë se prej atëherë asnjë i familjes Palushi nuk u prek me nga kjo sëmundje dhe legjenda është e njohur sot në shume fshatra fqinje.
Viti 2009. Sipas thenieve te të moshuarve, unë mund të shkoj në disa breza prapa per te treguar prejardhjen e familjes sime Palushi.
I pari qe mbahet mend quhej : Shtjefën Palushi
Gjon Palushi
Shtjefën Palushi
Gjon Palushi
Zekë Palushi
Loro Palushi
Martin Palushi
Zef Palushi
Anton Palushi
I lëmë Palushet ( e fshatit Palush) me nje vizite te shkurter , por me keqardhje duke ditur se nuk do kemi mundesi per tu kthyer me tek ata dhe nisim perseri udhetimin për Kosovë përgjatë autostradës së re te ndertuar kohët e fundit.
Udhëtimi vazhdon në një vend tjetër të banuar nga Palushet . Budakova, fshati ku ne kemi një takim për tu njohur me Palushet e tjere.
Në Budakove (Kosovë),ne monumentin e deshmoreve te luftës , (Lufta Ballkanike e krijuar për të rivendosur një autonomi për Kosovën), figurojne njëmbëdhjetë Palushe te rene ne lufte.
Ne Fshatin e bukur Budakove takojme familjen e Dugagjin Palushit ,ku duket qarte bujaria dhe mikpritja e tyre , qe eshte karakteristike per te gjithe shqiptaret .
Në kthimin per në Shqipëri, në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, ne jemi kontrolluar nga policia e doganes ku punonte dhe nje Palush . Bota është vërtetë e vogël!
Një koment i treguar nga Kelvin Palushi . - Budakova, Kosovë:
Budakova është vendbanim kondrinoro -malor. Ajo ndodhet rreth 14 km lindje të Therandës, rrëze bjeshkëve te Jezerces,qe u ngjiten vargmaleve të Sharrit. Ajo shtrihet 600 m mbi nivelin e detit nga lagjia Buzhalë deri në 1100 m tek lagjia Hoxhët . Eshte nje prej vendbanimeve te kesaj komune, e cila ka një territor mjaft te gjerë.
Ky është nje venbanim shumë i vjetër ku gjenden gjurme arkeologjike, si per shembull: vendi i quajtur Gurët Lumes (ka varrezë dhe rrënoja), Konaquest ,(janë themelet e shtëpive), Livadhi i Madh, (janë themelet e Kishës Katolike dhe Bunari,( pusi), ku thuhet se "kleri" udhëheqësi i tyre, kishte fshehur thesarin, sepse popullsia kishte filluar të islamizohej.
Në fushë, janë rrënojat e kishës, ku fermerët kanë gjetur amfore balte, etj ........ Pothuajse të gjitha mikro-toponimie fshatit janë në gjuhën shqipe.
Sipas gojedhenave emri i fshatit vjen nga emri i personit, i cili e themeloi ,apo ishte i pari që u vendos në këtë vend, Buda i Jakoves. 
Supozimi i dytë thotë se Budakovë ka kuptimin –Koder e madhe ... 
Sot fshati përbëhet nga nëntë lagje: Buzhala, Palush, Sallauk, Caka, Kokollar, Buq, Bajraktar, Kololl dhe Hoxha.
Nga këto lagje, shtatë janë banuar nga vendas, ndersa dy të tjerat jane te ardhur nga rrethin afër Pejës, si nipa te fshatit. Emrat e lagjeve rrjedhin nga emrat e tre vëllezërve: Pal, Kolë dhe Zibë. Nga Pal lindi lagjia Palush dhe me vone Buzhala, Kola (rrjedhin lagjet Kololl dhe Kokolla)r dhe Zibë (rrjedhin lagjet Sallauk, Bajraktar dhe Hoxhë )ndërsa lagjet Buqa e Cakaj jane te ardhur si nipër .
Te gjitha mikro-toponimie janë në gjuhën shqipe dhe tregojnë lashtesinë e tyre dhe na lënë për kuptuar se këto vende ishin të banuara gjithmonë nga shqiptarët, për shembull: Kabija, Bjeshkët dhe Thaqit, Gurret dhe Lumes, Sumbullari, Kungullari, Kacadeve, Lugu i Zanave, Varri, Kadisë Bojgjakët, Ara e Fanes, Fusha e Gate, Fushat etj. Me sa di unë perveç Palusheve ne Budakovë, ka shumë edhe komunen e Klinës dhe Deqanit.
Por çfarë eshte me e rëndësishme ,mendohet dhe thuhet se Palushet e pare kane lindur ne Budakove dhe nuk thuhet asnjehere se ky fis ka ardhur nga ndojne vend apo krahine tjeter . Palushet në Budakove mbajne mend qe prane shtepive te tyre ka qene e ndërtuar një kishe ,tashme kisha eshte e shkatërruar , por që themelet e saj mund te gjenden lehtë .

E mërkurë, tetor 5, 2011 në Brest.

Me ç’mjete PALUSHET  kane kaluar nga Shqiperia ne Itali...

Me anije, nga cila pjese e Shqiperise kane hipur e ne cilen pjese te italise kane zbarkuar në mes të 1468 dhe 1534? Ata janë  grupuar në Abruzzi, pothuajse në të njëjtën lartësi te Shqipërisë ".

Unë ua kam bëre këtë pyetje  disa njerëzve dhe askush deri më tani nuk ka  mundur  dhe ditur t’i jape përgjigje pyetjes time.

Megjithatë  rastësisht  nga hulumtimet e mia në Google, kam gjetur një Johannis Palusci, qe shfaqet në një dokument të miratuar në kohën e Charles VII (periudha e njëjtë e Joan D’ Arc( Zhan Dark), të luftës se 100 vjeteve), 25 prill 1440, në një tekst te shkruar në gjuhën latine, i cili eshte  pershte perkthyer  nga Helene DEBAX, Prof. i Konferencave i historisë mesjetare,ne  Universitetin e Toulouses Mirail.  Ky zbulim ve ne pikpyetje datat e emigrimit.

Ky dokument është konfirmuar dhe komentuar nga Prof. POUMAREDE Jacques , Profesor i Historisë Juridike, Universiteti i Toulouse 1 (10/09/2011).

"Dokumenti është marrë nga një regjistër i juridiksionit te Toulouses dhe mbulon periudhën 1436-1448, dhe me vone eshte botuar  në analet e jugut (jug të Francës) (T.8-1896-1897) nga abati DOUAIS .

Behet fjale per  një letër te mbretit Charles VII (në fakt, e shkruar në mënyrën e tij dhe e nënshkruar në emër të tij nga një anëtar i rregjistrit  J.GARENNE .) qe autorizon  tregtarin Raymond Comte në Toulouse,  t’i drejtohet apelit per një aktgjykimit nga vjetërohet e Toulouses (apo zëvendësi i tij).

Mbreti lejon Comte Raymond per te përmendur kundërshtarët e tij . Guillaume De BERTUOLIS dhe avokatin Jean Palusci  perpara frontit ne një dhome në Parlamentin e  tij( qe kishte qendren ne Paris ). Krijimi i Parlamentit të Toulouse daton në 1444.

Kjo mund te evitonte dergimin e qeshtjeve për në Paris.Por në kohën e dokumentit, 1440 duhet te behej perseri në Paris.

Ky akt real  është i domosdoshem  për shqytimin në vazhdim  dhe i ngjashem  me një privilegj, por nuk jep informacion në lidhje me arsyet e procesit: shkaku i mosmarrveshjeve është i panjohur.

Vepra u hartua në Paris dhe u dërgua në gjykaten  e Toulouses (gjykatësi është përfaqësuesi i Mbretit në Tuluzë), pastaj  ajo është regjistruar për ruajtje në regjistrat e gjykates.

Personazhet në fjalë janë:

Comte Raymond, kërkuesi  është një tregtar i Toulouse. Gjenden gjurmë  në dokumente të tjera (një ekstrakt nga puna e  Philippe Wolf  historian, "Tregje dhe tregtare", "Tregtarët e Tuluzë, Paris, Plon", 1954 f. 290, shënimi 169).

Sa për kundërshtarët e tij: Guillaume De BERTUOLIS dhe Jean Palusci, unë nuk  di asgjë rreth tyre për momentin.

Guillaume De BERTUOLIS  ishte avokat  mbrojtës . Nuk shfaqet në veprat që kam në dorë,  per kete epoke.  Do të jetë më e vështirë per te ditur me teper , sepse të dhënat famullitare te  këtij gjysme  shekulli  të pesëmbëdhjetë jane shume te demtuar dhe  nuk japin me  shumë per avokatin Jean PALUSCI.  Ishte nga  Toloza ?

Avokati Jean Palusci: titulli i tij na le te kuptojme qe nuk ishte  ndoshta as i dimplomuar (mbajtës i një diplomë universitare, ndoshta në fushen e drejtesise ), por  nuk kemi asnje amez te studenteve te Toulouses para vitit 1561.

Është paraqitur si një pergjegjes i  BERTUOLISIS, qe mund te thuhet  "avokat" (por nuk janë gjetur ne asnje  vend tjetër të dhënat e juridiksionit). Në kuptimin me te sakte të fjalës mund të ishte i ngarkuar te asistonte ne ngjarjet e Bertulois,mund te ishte edhe me i madh  ,por ligjerisht i paafte .

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article